Posts

Showing posts with the label Sport ⚽

Isco zhgënjen Realin (Foto)

Image
Isco ka refuzuar te vazhdoje kontraten me Real Madrid , e cila i skadon ne vere te vitit 2018. Largimi i Iscos nuk e shqetëson shumë Real Madridin, por largimi i tij pa asnjë cent është ajo që po e brengos presidenti Florentino Perez. Reali po tenton t’ia vazhdojë kontratën Iscos, në mënyrë që edhe nëse vendos të largohet, të përfitojë nga shitja e tij, por lojtari ka refuzuar vazhdimin e kontratës, shkruan Sport. Kujtojmë Reali pagoi për Iscon 30 milionë euro në vitin 2013, kur e transferoi nga skuadra e Malagas. 
Image
Eden Hazard ka filluar ta mësojë gjuhën spanjolle Anësori, Eden Hazard, i cili kërkohet nga Real Madridi dhe thuhet se është shumë afër transferimit në “Santiago Bernabeu”, tashmë ka filluar të mësojë edhe gjuhën spanjolle, raporton Metro, transmeton Gazeta Express. 26 vjeçari pritet t’i kushtojë 100 milionë funta Realit, i cili mezi pret të punojë me trajnerin Zinedine Zidane. Hazard ka bërë 31 paraqitje për Chelsean këtë edicion, duke shënuar 11 gola. 

Neymar në kërkim të rekordit të Pele

Image
Neymar mund të thyejë një rekord në sfidën ndaj Paraguait Neymar do të tentojë fillimisht ta barazojë, e pastaj edhe ta thyejë rekordin e Peles në sfidën ndaj Paraguait. Në qoftë se Neymar do të shënojë gol ndaj Paraguait, sulmuesi brazilian do të shkojë në kuotën e 52 finalizimeve, aq sa Pele kishte shënuar në moshën 25-vjeçare me “Seleçao”, transmeton Gazeta Express. Në përgjithësi, Pele ka shënuar 95 gola me kombëtaren, derisa Neymar deri më tani ka shënuar 51 – edhe ky rekord nuk duket i paarritshëm, duke parë moshën e yllit të Barcelonës.