Isco zhgënjen Realin (Foto)
Isco ka refuzuar te vazhdoje kontraten me Real Madrid , e cila i skadon ne vere te vitit 2018.
Largimi i Iscos nuk e shqetëson shumë Real Madridin, por largimi i tij pa asnjë cent është ajo që po e brengos presidenti Florentino Perez.
Reali po tenton t’ia vazhdojë kontratën Iscos, në mënyrë që edhe nëse vendos të largohet, të përfitojë nga shitja e tij, por lojtari ka refuzuar vazhdimin e kontratës, shkruan Sport.
Kujtojmë Reali pagoi për Iscon 30 milionë euro në vitin 2013, kur e transferoi nga skuadra e Malagas.
Comments
Post a Comment